Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Binjakët” më të famshëm Brenda dhe Brandon e postojnë një foto të përbashkët pas 20 vjetësh

Binjakët më të njohur televizivë, aktorët Shannen Doherty dhe Jason Priestly, të njohur si Brenda dhe Brandon Walsh, e postuan foton e tyre të parë të përbashkët, pas plot 20 vjetësh, dhe treguan se si duken tani.

Të paktë janë ata që nuk e dinë se po zhvillohet xhirimi i vazhdimeve të reja të kult-serisë për tinejxherë "Beverly Hills 90210", me të cilën janë rritur breza të tërë në mbarë botën ndërsa ribashkimi i ekipit të aktorëve i ka gëzuar fansat e tyre të cilët mezi po presin t’i shohin në aventurat e reja.

Për këtë arsye Shannen ka vendosur t’ua shkurtojë kohën e pritjes dhe në profilin e saj në Instagram e ka postuar një foto të përbashkët me Jason, i cili në seri e luan vëllanë e saj binjak, shkruan KOHA Ditore.

"Dhe kështu, binjakët u kthyen," shkroi Shannen në përshkrimin e fotografisë.

Përveç Shannen dhe Jason, në vazhdimet e reja do të shfaqet edhe pjesa tjetër e ekipit origjinal, Jennie Garth, Ian Ziering, Tori Spelling, Brian Austin Green dhe Gabrielle Carteris. Atyre do t’u mungojë vetëm Luke Perry, i cili vdiq sivjet nga pasojat e goditjes në tru.