Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Billy Joel dhe Mariah Carey ndihmojnë në mbledhjen e 115 milionë dollarëve për bamirësi

Një maratonë telefonike e mbajtur të hënën në New York City, arriti t’i mbledhë 115 milionë dollarë të cilat do t’iu dhurohet personave të prekur nga koronavirusi. Kështu kanë bërë të ditur organizatorët e kësaj ngjarjeje.

Me titull “Rise Up New York!”, eventi i përfshiu performancat e yjeve të njohur të muzikës të tillë si: Billy Joel, Mariah Carey, Sting dhe të tjerë, si dhe mblodhi të holla për organizatën bamirëse “Robin Hood” e cila i dedikohet luftës ndaj varfërisë në këtë qytet, transmeton Koha.

Gjatë kësaj maratone telefonike, ylli i muzikës Billy Joel e interpretoi këngën “Miami 2017 (Seen The Lights Go Out On Broadway)”.

Performanca e tij u transmetua në sheshin e zbrazët “Times Square” në New York, që është epiqendra e pandemisë së COVID-19 në Amerikë. Ky qytet i cili i strehon miliona njerëz, ka javë të tëra që është në karantinë.

Edhe diva e muzikës, Mariah Carey, performoi në këtë ngjarje duke e sjellë një interpretim të shkëlqyer të hitit të saj, “Make It Happen”, ndërsa Sting e interpretoi këngën e tij të famshme, “Message in a Bottle”.

Po ashtu gjatë mbrëmjes, u shpërndanë mesazhe të shumta të shpresës dhe fuqisë nga yje të tillë si, Jennifer Lopez dhe Trevor Noah.

Edhe Vazhdon kontributi i yjeve në mbledhjen e fondeve për të prekurit nga COVID-19  Showbiz Vazhdon kontributi i yjeve në mbledhjen e fondeve për të prekurit nga COVID-19 

Për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit në New York City, llogaritet se ky qytet i ka humbur më shumë se një të tretën e 81 mijë jetëve të humbura në tërësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 335 mijë njerëz janë prekur me COVID-19 në SHBA, 185 mijë prej së cilëve janë nga New York City.