Këngëtarja shumë e suksesshme 18-vjeçare, Billie Eilish, nuk po e ka problem t’i respektojë rregullat e distancimit nga njerëzit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Ajo është shumë e lumtur të qëndrojë e izoluar në shtëpi me prindërit, Maggie Baird dhe Patrick O'Connell, kjo ngase i pëlqen të kalojë kohë e vetme, transmeton Koha.
Në një deklaratë të saj të fundit, Eilish citohet të ketë thënë: “E kam shijuar me të vërtetë këtë kohë të qëndrimit e vetme. Edhe pse, gjithë të tjerët i shoh vazhdimisht në internet duke realizuar lidhje direkte me miqtë e tyre. Unë e dua shumë shoqërinë time dhe mezi pres t’i takojë, sepse vërtetë po më mungojnë, por në të njëjtën kohë po ndihem mirë e vetmuar. Më pëlqen të kalojë kohë e vetme.”
Por këngëtarja e shquar për stilin e veçantë të muzikës, i ka adoptuar dy qenë të racës ‘pitbull’, Miss Mardy dhe Jim, të cilët po e shoqërojnë në këtë periudhë vetizolimi dhe po e mbajnë atë mjaft të angazhuar.
Ylli i hitit “No Time To Die” thotë se e di që njerëzit mezi po presin t'i kthehen jetës normale, por nuk mendon që mirënjohja e tyre ndaj jetës pas koronavirusit, do të zgjasë për shumë kohë.