Këngëtarja e suksesshme amerikane, Billie Eilish, i ka kërkuar gjykatës urdhër ndalim të përkohshëm kundër një burri i cili ka tentuar të hyjë pa leje në shtëpinë e familjes së saj në Los Angeles.
Sipas ueb faqes TMZ, avokatët e pop yllit 21-vjeçar kanë bërë kërkesë për mbrojte nga burri i quajtur, Christopher Anderson, nën pretendimet se ai ka provuar të futet pa leje në shtëpinë e prindërve të saj në fillim të këtij viti. Babai i Billiet, Patrick O’Connell, po ashtu ka deklaruar se burri në fjalë ishte shfaqur disa herë në pronën e tij edhe gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.
Dokumentet e dorëzuara në gjykatë bëjnë të ditur se policia është thirrur në shtëpinë e këngëtares pesë herë, dhe ajo pohon se këto incidente i kanë shkaktuar ankth të konsiderueshëm, frikë dhe shqetësim emocional.
Përveçse kërkon mbrojtje për veten, këngëtarja po kërkon urdhër ndalim për t’i mbajtur të sigurt prindërit e saj. Ajo pretendon se nuk ndihet më rehat kur e viziton pronën ku ajo dhe vëllai i saj, Finneas, janë rritur.
Thuhet se, Christopher Anderson, e kishte deklaruar dashurinë për Eilishin dhe shpresonte ta takonte atë.
-
Sabrina Carpenter siguron urdhër-mbrojtjeje ndaj një burri që tentoi të hynte në shtëpinë e saj
-
Billie Eilish dhe Nat Wolff dalin në New York pas thashethemeve për lidhje romantike
-
Billie Eilish paralajmëron album të ri
-
Billie Eilish me këshilla për gratë dhe muzikantët e rinj
-
Billie Eilish kërkon puthje në Paris