Në një video-klip të ri muzikor për “Everything I Wanted”, këngëtarja Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas, e ngasin një automobil nëpër Kaliforni, duke u futur me të direkt në oqean.
Regjinë e klipit e ka bërë kjo këngëtare e re. Në pamjet e para e shohim atë duke e ngarë një automobil dhe duke kënduar, ndërsa vëllai i saj, Finneas, është i ulur në ulësen e pasagjerëve. Shpejt ata mbërrijnë në plazh, ku futen në ujë me automobil dhe më pas fundosen.
"Vëllai im dhe unë e shkruam këtë këngë për njëri-tjetrin dhe doja ta krijonim një shfaqje vizuale që thotë se çfarëdo që të ndodhë, ne do të jemi gjithmonë atje për njëri-tjetrin", shpjegoi Eilish, në një njoftim për publikun: "Ky është një tjetër video-klip të cilin e kam regjistruar. Kemi punuar shumë dhe gjatë për ta përfunduar."

18-vjeçarja do të performojë në Grammy Awards të dielën, ku aktualisht i ka gjashtë kandidime, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, së shpejti do të dalë edhe kënga e saj "No Time to Die", e cila do të përdoret në filmin e ri për James Bondin, që është arsyeja se pse Eilishi do të bëhet muzikantja më e re në histori, që e ka regjistruar një këngë të tillë.
-
Pas triumfit të madh në “Grammy”, Billie Eilish e publikoi videoklipin e këngës “Everything I Wanted”
-
Billie Eilish do të publikojë këngën e re këtë javë
-
Billie Eilish falënderuese që u nominua për “Oscar”
-
Billie Eilish paralajmëron album të ri
-
Billie Eilish me këshilla për gratë dhe muzikantët e rinj