Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Billie Eilish dhe Eminem në mesin e performuesve të ceremonisë “Oscar”

Përveç fituesve të mbrëmjes, në edicionin e 92-të të ceremonisë “Oscar” vëmendje të madhe marrin edhe performancat e yjeve në këtë skenë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Billie Eilish, e solli një performancë të mrekullueshme live të hitit “Yesterday”, kënga shumë e pëlqyer e grupit legjendar “The Beatles”. Në këtë mënyrë, Akademia e Arteve dhe Shkencës i nderoi disa prej aktorëve, regjisorëve, skenaristëve e producentëve që kanë vdekur gjatë vitit të kaluar, përfshirë këtu edhe legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq muajin e kaluar si pasojë e një aksidenti me helikopter, transmeton Koha.net.

Eilish, e veshur e tëra me të zeza dhe me stilin karakteristik të flokëve me ngjyrë të gjelbër të ndezur, u shfaq para të pranishmëve në skenë me një interpretim emocionues, për çka edhe shquhet si këngëtare.

Një tjetër moment interesant në programin argëtues të ceremonisë, ishte performanca befasuese e reperit të njohur nga Detroiti, Eminem.

Ai u shfaq në skenë në mënyrë dramatike, me ç’rast e interpretoi hitin e tij klasik, “Lose Yourself”. Prezenca e Eminemit në ceremoninë e shpërblimeve akademike, ishte mbajtur fshehtësi nga të pranishmit dhe publiku në përgjithësi. Disa prej yjeve të pranishëm në sallë u panë duke e shijuar interpretimin e reperit, derisa disa të tjerë dukeshin jo të impresionuar nga kjo performancë.

Edhe Billie Eilish e emocionuar për pjesëmarrjen në ceremoninë “Oscar” Showbiz Billie Eilish e emocionuar për pjesëmarrjen në ceremoninë “Oscar”

Kur jemi të muzika, gjatë mbrëmjes së të dielës çmim u nderua edhe ikona e muzikës, Elton John, i cili e fitoi një çmim Oscar në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale” për kolonën zanore të filmit, “Rocketman”. Ai po ashtu e performoi këngën fituese gjatë ceremonisë e cila zuri vend në teatrit “Dolby” në Los Angeles.

{gallery}