Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bill Condon do ta bëjë regjinë për ribërjen e “A Christmas Carol”

Filmbërësi Bill Condon do ta bëjë versionin e ri të përrallës klasike të Krishtlindjeve, “A Christmas Carol”.

Regjisori i “Beauty and the Beast” do të kthehet në Disney për ta ribërë të preferuarin e Charles Dickens, këtë herë duke e treguar historinë nga këndvështrimi i partnerit të vdekur të biznesit të Ebenezer Scrooge, Jacob Marley, shkruan KOHA Ditore.

Condon e shkroi skenarin për Marley, dhe gjithashtu do ta bëjë regjinë, sipas “The Hollywood Reporter”.

Kompozitori dhe fituesi i çmimit “Oscar”, Stephen Schwartz, do ta krijojë muzikën për projektin e ri.

Detajet e kastingut do të njihen më vonë.