Ylli i “Fast & Furious 9”, Nathalie Emmanuel ka thënë se do të donte që Beyonce të jetë pejsë e kapitullit të ardhshëm të filmit.
Në bisedë me NME, u pyet se kë do donte ta shihte si aktor mysafir dhe ajo u përgjigj menjëherë se do të dontë të ishte Beyonce.
Ajo madje ka imagjinuar një pjesë të filmit të ri si do të dukej me Beyoncen në të. “Ajo mund të jetë shoqja e ngushtë e Ramseyt (karakteri i Emmanuelit në film), dhe mund të luanin një skenë të tërë bashkë.
Për Emmanuel, e cila tashmë është shfaqur në tre filma të “Fast & Furious”, shoqëria është çka e bën “Fast & Furious 9” më ndryshe nga filmat e tjerë të mëparshëm.
“Prezenca e gruas në këtë film është vërtetë e fuqishme dhe është zgjeruar në një mënyrë si nuk ka qenë më parë”, ka thënë ajo.