Gazetari Paul Glynn nga BBC-ja ka shkruar për paraqitjen e Beyonces, Jay-Z e Rihannas në Javën e modës në Paris.
Ai ka shkruar për ngjarjen e fundit të modës, ku artisti Pharell Williams debutoi në krijimtarinë e tij për markën e njohur të veshjeve “Louis Vuitton”.
Williams tashmë është drejtori i ri kreativ i “Louis Vuitton” për linjën e veshjeve për meshkuj.
Kjo paraqitje e brendit ishte e para që nga vdekja e bashkëpunëtorit të ngushtë të dizajnimit të veshjeve të Kanye West, Virgil Abloh. Abloh për kohë të gjatë është parë si një pionier në industrinë e modës.
Në këtë spektakël kreativ, Williams e shndërroi Pont Neufin, urën më të vjetër të qytetit, në një “disko” ku të pranishëm ishin shumë yje në tapetin e artë.
Ky event, gjithashtu, sipas gazetarit Glynn, u pasurua nga prania e yllit të NBA-së, LeBron James, aktores Zendaya, Kim Kardashianit dhe supermodeles Naomi Campbell.
Gazetari, duke shkruar për ngjarjen, tha se kjo ngjarje ishte më shumë një spektakël e “party” sesa një sfilatë mode.
Ylli i Hip-Hopit, Jay-Z, mbajti një koncert live në urën Pont Neuf, pasi mbaroi sfilata, ku u bashkëngjit edhe vetë Pharell Williams duke bashkëpunuar gjatë perfomancës së hiteve “I just wanna love U (Give it 2me)” dhe Frontin.
Në ndërkohë Rihanna u bë “virale” pasi u shfaq në një veshje me print “damoflage” të krijuar nga Pharell për koleksionin në ardhje pranverë/verë 2024. Kjo veshje i vinte në pah edhe shtatzënësinë e saj duke shfaqur barkun.
Në një kostum, 50-vjeçari Pharell iu drejtua të pranishmëve duke i falënderuar. Ai gjithashtu duke folur për agjencinë e lajmeve “AFP”, ka thënë se ai ishte i vëmendshëm ndaj dominimit modern të kulturës së afro-amerikanëve.
“Këto korporata po zgjohen nga gjumi tashmë, ngadalë por të sigurta. Mendoj se industria po e kupton se kemi një shije të mirë dhe kemi diçka shumë interesante për të ofruar”, tha Pharell.
Ai ka shtuar se tash industria qëndron shumë më mirë pasi po shfaqet kreativiteti i tyre shumë më shumë.
Ai është shprehur i emocionuar kur pa LeBron Jamesin të veshur me kostumet e tij, si dhe ta dëgjojë Jay-Z duke kënduar i veshur me xhaketë tipike nga “Louis Vuitton”, e sidomos kur e pa dhe dëgjoi zërin energjik të Beyonces.
{gallery}