Beyonce po nderon Lyric Chanel, një admiruese e vogël e cila vdiq të premten pas një beteje me kancer në tru për dy vjet.
Udhëtimi i saj është dokumentuar nga vetë familjarët në Instagram që mori afër 600,000 ndjekës dhe vëmendjen e shumë figurave publike, si Beyonce dhe Cardi B.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeyonce fillimisht u lidh me vajzën kur i dërgoi lule asaj në shtator pasi kishte publikuar video të shkurtra të vetes në shkollë duke kënduar bashkë me këngën e Beyonces, “Love on Top”, shkruan ABC 13.
Pas lajmit, këngëtarja krijoi një montazh videosh e fotosh në faqen e saj që e tregonin Lyricin duke qeshur, duke kënduar dhe vallëzuar. Në prapavijë, Beyonce këndonte këngët e saja, duke filluar me “Brown Skin Girl”, pastaj “Halo” dhe “Love On Top”.
Në fund të këngës së fundit ajo zëvendësoi fjalën “zemër” me emrin e vajzës, “Lyric”.