Një bashkëpunim i planifikuar mes yllit Beyonce dhe rep artistes, Cardi B, besohet se ka dështuar pasi lajmi se dyshja është bërë bashkë në realizimin e një projekti muzikor, u zbulua pa leje online. Kështu kanë bërë të ditur së fundmi producentët e këtij incizimi.
Fjalët për projektin e fshetë për herë të parë ishin zbuluar online në tetor të vitit 2017, kur producenti Michael Ashby, ndryshe i njohur me nofkën “Ashby The Mix Engineer”, e kishte postuar në Instagram një fotografi të ekranit të kompjuterit të tij, ku shihej një dokument me emrin “Cardi B ft Beyonce demo”. Ashby menjëherë kishte kërkuar falje për gabimin e tij.
Dyshja e famshme nuk e ka konfirmuar asnjëherë bashkëpunimin mes tyre, madje Cardi B kishte deklaruar se nuk e ka takuar kurrë Ashbyn, transmeton Koha.
Sidoqoftë, tani producenti tjetër, J White Did It, pohon se bashkëpunimi mes këngëtareve ishte anuluar për shkak të gabimit të Ashbyt, kjo pasi Beyonce insiston që ta mbajë të fshehur punën e saj.
Që nga ajo kohë, J White Did It ka bashkëpunuar me Beyoncen në remiksin e këngës “Savage”, që shënoi rekorde në fillim të javës së kaluar pasi arriti të pozicionohet në vendin e dytë të toplistës “Billboard” të 100 këngëve më të mira.
-
Cardi B mohon se është pajtuar me Offsetin
-
Cardi B dëshiron të bashkëpunojë me këngëtaren Lizzo
-
Beyonce dhe Megan Thee Stallion sjellin remixin e këngës “Savage”
-
Beyonce dëshiron ta ribashkojë “Destiny’s Child”, po përgatitet edhe turneu
-
Cardi B dëshiron të jetë më e rezervuar për marrëdhëniet në të ardhmen