Giancarlo Esposito, aktori i cili në serinë “Better Call Saul” e luan Gus Fringun, tha se po i afrohet fundi serisë pararendëse “Breaking Bad”, por që nuk është edhe aq afër.
"Është e komplikuar me Vince Gilligan (njërin nga krijuesit e serisë)," tha Esposito në një bisedë me Collider. "Nëse e shikoni modelin Breaking Bad, ai tha pesë vjet, pesë sezone, por në fakt ishin pesë dhe gjashtë me një sezon final të ndarë".
Sa i përket serisë Better Call Saul, Esposito tha: "Do të jenë gjashtë sezone. Si duket kjo do të jetë mënyra më e përshtatshme për ta përfunduar serinë".
Pararendësja e një prej serialeve më të njohura ndonjëherë aktualisht është në produksionin e sezonit të pestë, të cilin e presim në vitin 2020, shkruan KOHA Ditore.
Seria “Better Call Saul” deri më tani ka fituar nominime të shumta për çmimin Emmy, ndërsa Bob Odenkirk, aktori kryesor në seri, për performancën e tij është nominuar tre herë për çmimin Golden Globe.
-
Sezoni i pestë i serialit “Better Call Saul” mbërrin në shkurt
-
“Breaking Bad” do të bëhet film
-
Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”
-
Lucas Bravo: Sezoni i pestë i “Emily in Paris” do të jetë më i miri deri tani
-
“Freaky Tales” me aktorin Pedro Pascal, së shpejti nëpër kinema