Seria e famshme “Breaking Bad” do të bëhet film nga kreatori i saj Vince Gilligan, është raportuar së fundmi.
“Breaking Bad” ka luajtur 5 sezone, duke filluar nga viti 2008 deri në 2013-ën.
Tani, thuhet se filmi i kësaj serie të famshme është duke u punuar. Sipas Hollywood Reporter, kreatori i kësaj serie, Gilligan, është duke punuar në një film dy-orësh, transmeton Koha.net.

Xhirimet për filmin pritet të fillojnë këtë muaj në New Mexico, ka konfirmuar New Mexico Film Office.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse filmi do të jetë krejtësisht i ri apo vazhdimi i serisë origjinale dhe ende nuk është e qartë nëse do të përfshihet edhe aktorët origjinal të serisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”
-
Rose Byrne dhe Jenna Ortega bashkojnë forcat në filmin e ri “Nasty”
-
Jim Carrey mund të rikthehet në rolin e Grinchit
-
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit
-
Rikthehet “Ice Age” pas 11 vjetësh