Ish-prezantuesja e emisionit “What Not To Wear”, Susannah Constantine, ka pranuar se është alkoolike dhe se është në trajtim tash e shtatë vjet.
Ajo së fundmi ka thënë se është ndier shumë e turpëruar, për shkak të gjendjes së saj, por se është çliruar pasi këtë gjë e ka bërë publike.
Më 2017 ajo kishte thënë për “The Mirror” se nuk pi fare alkool që tre vjet dhe se kur ishte e re alkooli kishte pasur ndikim të keq në jetën e saj.
Kur foli për prezantuesin, Tom Price, rreth betejës së saj me alkoolizmin, ajo e shpjegoi ndikimin e alkoolit në jetën e saj, duke thënë: “Mendoja se burri im ishte agresiv pasiv, por në fakt unë isha ajo. Dhe këtë e kam kuptuar me kalimin e kohës dhe përderisa isha duke u trajtuar”.
Constantine është e martuar me biznesmenin danez, Sten Bertelsen, që nga viti 1995. Ajo ka hequr dorë nga alkooli në vitin 2013 dhe ka treguar se varësia ndaj tij nuk ka ndikuar në punën e saj, pasi që ishte një alkoolike që megjithëkëtë arrinte të punonte. Në fillim, kur ajo ndihej e turpëruar por edhe donte të ndryshonte.
“Nuk po mundohesha ta ndryshoja dikë tjetër. Problemi ishte tek unë. Isha unë përgjegjëse për t’u bërë person më i mirë dhe të kisha shëndet më të mirë”, ka thënë ajo. Sipas Constantine, ajo është ndier shumë e lumtur kur arriti në atë pikë të jetës së saj.