Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha, vazhdon të refuzojë ftesën për t’u bërë pjesë e reality show, Big Brother VIP.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në emisioni “Pika”, ku ai ka treguar që nuk do e lë asnjëherë vajzën e tij dhe emisionin që ai ka, për t’u bërë pjesë e ndonjë show.
“Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show ‘Top Channel’. Kur nuk paguhem, nuk kam pse ta bëj”, u shpreh ai.
Më tej tregoi se askush nuk paguhet për të marrë pjesë, madje edhe për paratë e çmimit të madh nuk është plotësisht i sigurt a i merr fituesi apo jo. Berisha ka konfirmuar se ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë, por e ka refuzuar.
Big Brother këtë vit ka mbledhur shumë figura të njohura, e një ndër to ishte edhe këngëtarja Fifi, e cila ka braktisur këtë reality show.
-
Rozana Radi refuzoi ftesën për pjesëmarrje në “Big Brother VIP”
-
Berisha: E kam votën pro për presidentin, por po presim konsensusin e partive shqiptare
-
Berisha i thotë “jo” Hertha Berlinit
-
Berisha: Këto zgjedhje nuk do t’i njohim kurrë
-
Nita Latifi ndan rrëfimin personal të përballjes me tumorin e gjirit