Këngëtarja kosovare, Nita Latifi, e cila së fundmi është bërë pjesë e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, e ka ndarë me gjithë banorët e shtëpisë por edhe publikun e gjerë, një informacion mjaft intim dhe të ndjeshëm.
Ajo ka treguar se para një viti e gjysmë e kishte hequr një tumor nga gjiri, por gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri kishte filluar t’i përjetojë disa shqetësime, çka e kanë bërë që të kërkojë ndihmë mjekësore për t’u siguruar që gjithçka është mirë me shëndetin e saj.
Fatkeqësisht, lajmet nuk ishin 100 për qind të mira pasi mjekët kanë konstatuar që ka ende diçka në gji por gjithçka është nën kontroll prandaj edhe e kanë lejuar që të kthehet në lojën e “Big Brotherit”.
E fuqishme, plot guxim por edhe emocion në zërin e saj, Nita u kërkoi banorëve që të mos e trajtojnë ndryshe për shkak të informacionit që ajo vendosi ta ndajë me ta, për hir të korrektësisë, dhe i sugjeroi që të vazhdojnë tutje me lojën, por me kujdes të shtuar, që të mos e ofendojnë njëri-tjetrin, siç kanë bërë nga hyrja e tyre në shtëpi.
Edhe
Kylie Minogue: Përvoja me kancerin është ende me mua
Megjithëse në fillim të gjithë pjesëmarrësit e këtij reality show u shfaqën të prekur me rrëfimin dhe situatën e këngëtares, pas disa orësh ata filluan me debate nëse vendimi i Nitës për të qëndruar në shtëpi është i duhuri, pasi sipas tyre, ata nuk do të mund të debatojnë lirshëm nëse kanë mendime të kundërta me të, pasi që do t’iu vijë keq për gjendjen e saj shëndetësore e ndoshta edhe nga frika se si do të gjykohen nga publiku jashtë.
Nita Latifi shquhet për zërin e bukur dhe stilin unik të interpretimit. Disa prej këngëve të saj më të njohura janë: “Tequila”, “A jena”, “Juliana”, “Majem”, “Yll” dhe të tjerë.
-
Jessie J dëshiron të ndryshojë narrativën rreth diagnozës së kancerit
-
Angelina Jolie në ballinën e TIME France shfaq shenjat që ka nga operimi i gjinjve
-
Kazhani rrëfen momentet e para pas diagnostikimit me kancer të gjirit: Vendimet i mora vetë
-
Jessie J: Kanceri i gjirit ma ka ndryshuar të gjithë botën