Showbiz

Bella Thorne poston selfie topless për të nxitur thashethemet për lidhjen

Bella Thorne i ka mohuar thashethemet e fundit për ndarjen nga Benjamin Mascolo, duke insistuar se "punët janë për mrekulli" mes saj dhe këngëtarit italian.

Ylli i “Blended” ishte në qendër të spekulimeve se ajo dhe Benjamin po e bënin një pauzë në lidhjen e tyre kur ajo e postoi një selfie në topless në Instagram së bashku me titullin: “Done. W. U”. (Përfundova me ty), shkruan KOHA Ditore.

Sidoqoftë, duke folur për Entertainment Tonight për statusin e lidhjes së saj, Bella tha: “Gjërat janë për mrekulli. Unë dhe Ben jemi vërtet të lumtur.

"Ai vjen në Los Angeles javën e parë në nëntor, që do të jetë argëtuese. Ai është në turne duke e bërë promovimin e albumit të tij tani, kështu që thjeshtë ai ka shumë punë dhe unë kam shumë punë në vende të ndara."

Bella gjithashtu nxiti thashetheme se ajo është në lidhje të shumfishtë përveç Benjamin kur ajo e postoi një foto të saj dhe një femre misterioze duke u përqafuar në topless në shtrat në Instagram, duke u thënë ndjekësve se e dashura e saj është “shumë e lezetshme”, duke shtuar se është “vajza e parë që kam takuar që është e turpshme para kamerës."

Ylli i muzikës pop, Mascolo, i cili është në lidhje me Bellan që nga prilli, komentoi për foton, duke shtuar: "Ju vajza jeni të lezetshme".

Femra më vonë është identifikuar si asistente e produksionit Alex Martini.