Sezoni i dytë i serialit “And just like that...” është pothuajse gati dhe fansat po e presin me entuziazëm.
Ky serial është një ringjallje e hitit televiziv, “Sex and the City”, i cili u transmetua në kanalin HBO për gjashtë sezone, nga viti 1998 deri më 2004, e që u krijua nga Darren Star dhe bazohej në librin me të njëjtin emër të autores, Candace Bushnell.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKasti kryesor i serialit do të vazhdojë ta paraqesë Sarah Jessica Parker e cila e portretizon protagonisten Carrie Bradshaw, Cynthia Nixon që vjen në rolin e Mirandas, Kristin Davis që e luan rolin e Charlottes, Mario Cantone që paraqet Anthony Marentino, David Eigenberg që luan rolin e Steve Brady, Evan Handler që portretizon Harry Goldenblatt, Sara Ramirez që luan rolin e Che Diaz dhe Sarita Choudhury që luan rolin e Seema Patel.
Megjithatë do të ketë disa fytyra të reja në sezonin e dytë të serialit. Në rolin e Aidan Shaw do të paraqitet aktori John Corbett dhe Candice Bergen si Enid Frick së bashku me Tony Danza, Sam Smith dhe Victor Garber. Befasia më e madhe është kthimi i Kim Cattrall në rolin e Samantha Jones.
Përpara daljes së sezonit të dytë, kritikët e filmit kanë dhënë disa parashikime rreth vazhdimit të këtij seriali dhe përmbajtjes së sezonit të dytë.
Dashuria e jetës e Carries
Disa fotografi nga seti sugjerojnë se Carrie do të rindezë romancën e saj me Aidan (luajtur nga John Corbett). Aidan është një personazh që vjen nga “Sex and the City”.
Miranda dhe Che
Nga trileri i sezonit të dytë shihet se Miranda do të jetë e lidhur me Che. Ky çift në sezonin e dytë ka bërë një hap më serioz dhe është në një lloj marrëdhënieje. Duke marrë parasysh zhvillimet e sezonit të fundit, Miranda do të kalojë nga New Yorku në Los Angeles dhe do të kthehet përsëri në New York për të qenë me Che. E gjithë kjo, megjithatë, do të ketë një lloj kostoje.
Plani prindëror i Charlottes
E ëmbla Charlotte u befasua me një “bombë” nga vajza e saj Lily e cila dëshiron të humbasë virgjërinë e saj. “Plani prindëror” është fokusi i rolit të Charlottes.