Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bëhen bashkë Alban Skenderaj dhe Mc Kresha

Alban Skenderaj do të sjellë së shpejti një bashkëpunim të ri.

Këngëtari nga Shqipëria ka publikuar në Facebook një fotografi me reperin nga Kosova, Mc Kresha, derisa ka pyetur fansat nëse janë gati për projektin e tyre të përbashkët që titullohet “Iluzion”.

Skenderaj nuk ka dhënë informacion për datën e publikimit të këngës.

Kjo nuk është hera e parë që Skenderaj realizon bashkëpunim me reperë nga Kosova.

“Një natë” quhet kënga që ai e ka bashkë me Capital T, “Ndalma”, titullohet kënga që e ka realizuar me Lyrical Son, “Kam nevojë” e ka sjellë në bashkëpunim me Elinel, ndërkaq, “Mrekullia e 8” është kënga e realizuar në bashkëpunim me Majk.