Ish-futbollisti anglez, David Beckham, ka entuziazmuar serish fansat, duke marrë vëmendjen e mediave dhe të publikut.
Ai gjatë turneut të tenisit të këtij viti në Wimbledon me edicionin e tij të modës tejkaloi veten.
Beckham erdhi në një xhaketë të ngushtë ngjyrë kafe të çelur që theksonte supet e tij të gjera, duke e kombinuar atë me pantallona gri dhe një kravatë blu.
Ai dukej tërheqës me syze, dhe të gjithë vërejtën një ndryshim të lehtë në stilin e flokëve.
Flokët e tij janë më të errët dhe më të dendura, dhe kjo sigurisht që është një nga arsyet pse ai duket kaq mirë, transmeton Ksp. Beckham është i njohur për kujdesin ndaj pamjes së tij në publik.
Ai erdhi në Wimbledon me të ëmën, Sandra, me të cilën shfaqet rrallë në publik.