Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është pjesën më të madhe të kohës në koncerte të shumta përreth botës, gjë që e detyron atë të jetë thuajse gjithnjë në udhëtime.
Kjo bën që ajo rrallë herë të ketë mundësinë të qëndrojë për një kohë të gjatë në shtëpinë e saj në New York.
Por në ato pak raste, ajo e shijon në maksimum qëndrimin në shtëpi. Madje për këtë ajo ka publikuar në Insta Story disa video, ku prezantoi shtëpinë e saj ku jeton, veshmbathjet, bizhuteritë, etj.
Shtëpia e saj është shumë e thjeshtë dhe tejet e ngrohtë. Në të nuk sheh gjëra shumë luksoze përveç dritareve të mëdha e të larta që lejojnë dritën të hyjë në masë të madhe në sallon.
“Në shtëpi për një ditë”, ka shkruar këngëtarja 29 vjeçare në përshkrimin e kësaj videoje.