Bebe Rexha erdhi në Shqipëri dhe bëri të lumtura dy familje në Bubq, duke siguruar rindërtimin e shtëpive të tyre. Këngëtarja me famë botërore la turneun e saj dhe u nis direkt për në Shqipëri pas tragjedisë së madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.
Ajo vizitoi banesat e shkatërruara nga lëkundjet e forta dhe ngushëlloi çdo banor të Bubqit. Bebe tha para të gjithëve se pavarësisht se ka lindur në Amerikë ajo e ndjen veten shqiptare dhe ka gjak shqiptari.
Ditën e djeshme Bebe Rexha njoftoi të gjithë përmes një postimi në “Twitter” se ka mbërritur në SHBA dhe pavarësisht lodhjes së madhe ajo e ka zemrën plot.
“Jam duke u rikthyer në Shtetet e Bashkuara. Ndihem shumë e lodhur por zemra ime është plot”, ka shkruar këngëtarja.
{gallery}
-
Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri: Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar, do ndërtoj dy shtëpi
-
Bebe Rexha në Dubai, i reagon komentueses: Jam duke punuar
-
Bebe Rexha mbledh 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
-
Meta në krah të Bebe Rexhës: Përmes solidaritetit do ta përballojmë këtë situatë të vështirë
-
Bebe Rexha braktis turin, niset drejt Shqipërisë