Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri: Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar, do ndërtoj dy shtëpi

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, sapo ka mbërritur në Bubq, Durrës, që është një ndër zonat e prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Në një mesazh për media, këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruar nga tërmeti.

“Do menaxhohen nga unë dhe jo nga qeveria. Është me të vërtetë për të ardhur keq me çfarë ka ndodhur këtu. Ndaj edhe unë erdha. Nesër kam shfaqje në Çikago dhe në ditën e pushimit erdha këtu. Mblodha para me fansat e mi, ndaj erdha të takoj familje Musa, të shoh shtëpinë. Jemi këtu me arkitektët dhe shpresojmë të mbledhim sërish para për të ndërtuar para edhe për dy shtëpi të tjera. Deri tani kemi mbledhur para për dy shtëpi. Shpresoj të mbledhim sërish”, u shpreh Bebe Rexha.