Regjisori dhe fotografi i njohur Paul McLean, së fundmi e ka realizuar një video për revistën online “Girls. Girls. Girls. Magazine”, që e sjell një mesazh të fuqishëm për imazhin e gruas në syrin e publikut.
Me titull “Be A Lady They Said”, videoja në fjalë vjen me narracion të aktores Cynthia Nyxon, e njohur për portretizimin e Mirandas në serinë hit “Sex and the City”, si dhe në mënyrë artistike i shpërfaqë sfidat e gruas për të qenë e përkryer, transmeton Koha.net.
Edhe pse disa persona e konsiderojnë atë një mesazh feminist, sidomos tashti në kohën e lëvizjes #MeToo, në përgjithësi projekti është pritur mirë nga publiku mbarëbotëror si dhe po pëlqehet për përshkrimin real të kërkesave që u bëhen grave për t’u pranuar nga shoqëria.