Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

BBC-ja xhiron seri për gjashtë muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroe

Gjashtë muajt e fundit të jetës së aktores së Hollywoodit Marilyn Monroe do të paraqiten në serinë e re të shtëpisë filmike BBC Studios, e cila do ta hetojë marrëdhënien e saj me studiot e fuqishme të Hollywoodit dhe presidentin e SHBA-së, John F. Kennedy.

Titulli i serialit është "Last days of Marilyn Monroe" dhe ai është bazuar në pjesët e librit të Keith Badman "The Final Years of Marilyn Monroe: The Shocking True Story".

Producent i serisë është Simon Lupton, ndërsa skenarin e ka shkruar Dan Sefton, i cili thotë se është "i mahnitur që këtë histori të pabesueshme do ta sjell në ekran".

Marilyn Monroe vdiq më 1962 në moshën 36-vjeçare, ndërsa si shkak i vdekjes thuhet se është mbidoza me tableta të gjumit. Ndërkohë, vdekja e saj shkaktoi shumë polemika dhe spekulime, shkruan KOHA Ditore.

"Dëshira e Marilyn Monroe që ta marrin seriozisht si aktore dhe beteja e saj me njerëzit e fuqishëm të cilët i kontrollojnë shtëpitë e produksionit është, fatkeqësisht edhe sot e pranishme", tha Dan Sefton.