Los Anxhelos, 4 shtator (AP) - Barack Obama është në gjysmë të rrugës drejt një EGOT-i.
Ish-presidenti fitoi çmim “Emmy”, të shtunën, për ta bërë bashkë me dy “Grammyt” e tij.
Obama fitoi çmimin “Emmy” për transmetuesin më të mirë për punën e tij në serinë e dokumentarëve të Netflix, "Parqet tona të mëdha kombëtare".
Seria me pesë pjesë, e cila përfshin parqe kombëtare nga e gjithë bota, është prodhuar nga kompania e prodhimit të Barack dhe Michelle Obamas, "Higher Ground".
Ai ishte emri më i shquar në një kategori plot me të nominuar të famshëm për çmimin e dhënë në Arteve Kreative Emmy të së shtunës mbrëma, duke përfshirë Kareem Abdul-Jabbar, David Attenborough dhe Lupita Nyong'o.
Barack Obama është presidenti i dytë që ka fituar një “Emmy”. Dwight D. Eisenhower iu dha një çmim special “Emmy” në 1956.
Barack Obama më parë fitoi çmimet “Grammy” për leximin e librit audio të dy kujtimeve të tij, "Guximi për të shpresuar” dhe "Toka e Premtuar". Michelle Obama fitoi “Grammyn” e saj për leximin e librit të saj audio në 2020.
EGOT i referohet një kategorie të veçantë artistësh që kanë fituar një “Emmy”, një “Grammy”, një “Oscar” dhe një “Tony”. Deri më sot, 17 persona e kanë bërë atë.
I ndjeri Chadwick Boseman gjithashtu fitoi një “Emmy” për punën e tij me zë të shtunën. Aktori i "Black Panther" fitoi për zërin e jashtëzakonshëm të personazheve për shfaqjen e animuar të Disney+ dhe Marvel Studios "What If...?"
Në shfaqje, Boseman bëri zërin e personazhit "Black Panther", T'Challa në një univers alternativ ku ai bëhet kryeylli nga "Guardians of the Galaxy".
Ishte një nga projektet e fundit për Boseman, i cili vdiq në vitin 2020 nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 43-vjeçare.