Ylli i njohur latin, Antonio Banderas do të jetë pjesë e kastës së filmit “Uncharted”. Aktori 59-vjeçar do t’i bashkohet yjeve, Tom Holland dhe Mark Wahlberg, në realizimin e filmit që bazohet në videolojën e famshme me të njëjtin emër.
Projekti e trajton historinë e gjahtarit të thesareve, Nathan Drake, i personifikuar në film nga Holland dhe mentorit të tij, Victor Sullivan, i sjellë në ekran nga aktori Wahlberg, të cilët e fillojnë një rrugëtim nëpër botë për t’i zbuluar disa mistere historike, transmeton Koha.net.
Sipas portalit “Variety”, Antonio Banderas do t’i bashkohet ekipit të filmit bashkë me aktorët, Sophia Ali dhe Tati Gabrielle, edhe pse ende nuk dihet se cilat role do t’i portretizojë kjo treshe.
Banderas u lavdërua tej mase vitin e kaluar për punën e mrekullueshme në projektin kinematografik, “Pain and Glory”, i cili ia fitoi nominimin e parë për çmim Oscar. Muajve të fundit aktori po ashtu ka luajtur në filmat, “The Laundromat” dhe “Dolittle”.
Skenarin e filmit të ardhshëm e kanë shkruar, Art Marcum dhe Matt Holloway. Së fundmi ylli i filmave “Spiderman”, Tom Holland, kishte deklaruar se skenari i projektit në fjalë ishte “një prej skenarëve më të mirë” që e ka lexuar ndonjëherë.
“Uncharted” do të realizohet nga regjisori i filmit “Venom”, Ruben Fleischer, dhe pritet të lansohet nëpër kinema në mars të vitit 2021.
-
Tom Holland pjesë e filmit të shumëpritur nga publiku, “Uncharted”
-
Pesë filmat më të shikuar të javës në arkat filmike të Amerikës Veriore
-
Holland fshehurazi punoi si banakier
-
“By any Means” sjell në ekran një komplot që sfidon drejtësinë
-
Bradley Cooper në projektin e ri filmik “Ocean’s” do të luajë përkrah Margot Robbiet