Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Baldwin po vuan pas tragjedisë në xhirimet e filmit “Rust”

Vajza e madhe e Alec Baldwin, Ireland, thotë se babai i saj “po vuan jashtëzakonisht shumë” pas vdekjes së Halyna Hutchins.

Aktori 64-vjeçar po përdorte armën gjatë xhirimeve të filmit “Rust” tetorin e kaluar kur ajo shpërtheu dhe qëlloi për vdekje kinematografen, e vajza e tij Ireland Baldwin – të cilën e ka me ish-gruan Kim Basinger – “as nuk mund ta imagjinonte” sa shqetësuese do të ketë qenë situata në të cilën ndodhej babai i saj.

Kur u shfaq në “Red Table Talk” me nënën e saj, Ireland u shpreh: “Është kaq dëshpëruese”.

“Babai im po vuan jashtëzakonisht shumë , unë e dua dhe nuk mund ta imagjinoj se si ndihet dhe çfarë i kalon nëpër kokë, por e gjithë situata është kaq shkatërruese”.

Tragjedia luajti një rol në shfaqjen e ankthit të vetë Irlandës, mirëpo gjithashtu e bëri modelen 26-vjeçare “më mbrojtëse” ndaj babait të saj të famshëm.

“Isha më e zemëruar me përgjigjet e njerëzve ... isha në gjendje të plotë për ta mbrojtur”, ka shtuar modelja.

Edhe pse Ireland kurrë nuk ishte në gjendje të fliste për problemet e saj me ish-yllin e “30 Rock” - i cili ka gjashtë fëmijë më të vegjël me gruan shtatzënë Hilaria - ajo mendon se “po e merr veten”, pasi u “detyrua” të merret me ankthin e vet.

Edhe Alec Baldwin dëshiron të pensionohet nga aktrimi Showbiz Alec Baldwin dëshiron të pensionohet nga aktrimi

“Ai merret shumë me ankthin, por ai është dikush që u rrit në një familje që do ta ndrydhte gjithashtu atë, ose do t'i thoshte se është i dobët për t'u ndier kështu”, ka thënë ajo.

“Ka gjëra për të cilat do të shkoja te babai im, por nëse ndonjëherë do të përpiqesha ta bëja këtë bisedë në çfarëdo mënyre me të, nuk mendoj se ai do të ishte në gjendje ta kapërdinte me të vërtetë ndonjë prej tyre.

“Mirëpo nuk është faji i tij dhe është bërë shumë më mirë së fundmi. Dua të them se mendoj se ai me të vërtetë e ndrydhi ankthin e tij deri vonë. Ai me të vërtetë po merret me gjëra që i janë hedhur atij. Është detyruar që më në fund të merret me këto gjëra”.