Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Prokurorët pretendojnë se Alec Baldwin nuk i ndoqi nga afër stërvitjet me armë pasi po fliste në telefon

Prokurorët në New Mexico të SHBA-së kanë pretenduar se aktori Alec Baldwin nuk ndoqi stërvitjet me armë në xhirimet e filmit “Rust” dhe bisedoi në telefon, e më pas nga pakujdesia kishte vrarë kolegen e tij Halyna Hutchins në vitin 2021.

Baldwin thuhet se nuk mori masat e nevojshme të sigurisë me Hannah Gutierrez-Reed, detyra e së cilës ishte të kujdesej për armët dhe plumbat. Gjithashtu u konstatua se ajo mori punën në këtë film falë Baldwinit, megjithëse më parë kishte punuar vetëm në një xhirim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Devijimi i Baldwin nga rregullat shkaktoi vdekjen e Halyne Hutchins”, thanë prokurorët.

Baldwin e Gutierrez-Reed u akuzuan për vrasje të paqëllimshme.

Aktori mohoi keqbërjen, duke thënë se kurrë nuk e tërhoqi këmbëzën dhe se ishte puna e Gutierrez-Reed dhe ekspertëve të tjerë të armëve që të siguroheshin që arma ishte e thatë.

Familja e viktimës u shpreh e kënaqur me akuzat.

Xhirimet e “Rust” do të vazhdojnë ende dhe Matthew Hutchins, burri i Halynas, do të jetë producent ekzekutiv dhe do të marrë një pjesë të fitimeve.