Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Bad Guy” nga Billie Eilish ishte kënga më e shitur e vitit 2019

Sipas llogarive të reja të lëshuara nga Federata Ndërkombëtare e Industrisë Fonografike, u zbulua se kënga “Bad Guy” nga ylli 18-vjeçar i muzikës, Billie Eilish, është blerë, shkarkuar dhe shpërndarë më së shumti gjatë vitit 2019.

Pas saj në këtë listë renditen, Lil Nas X me “Old Town Road”, Shawn Mendes dhe Camila Cabello me “Senorita”, Post Malone me hitin “Sunflower” dhe Ariana Grande me këngën “7 Rings”, transmton Koha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sa i përket albumeve, bendi japonez i djelmoshave “Arashi” ka arritur të triumfojë me albumin e hiteve më të mira, “5x20 - All The Best!”. Ky incizim ka arritur t’i shesë 3.3 milionë kopje në mbarë botën, duke e mundur edhe albumin e “Lover” nga Taylor Swift, i cili i ka shitur 3.2 milionë kopje anembanë globit.

Pas tyre renditen, “BTS” me albumin “Map Of The Soul – Persona”, Lady Gaga me “A Star Is Born” dhe Billie Eilish me albumin debutues “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”.

Shifrat e reja gjithashtu zbulojnë se industria e muzikës në tërësi, gjatë vitit 2019 i ka arkëtuar 20 miliardë dollarë, që është shifra më e madhe që nga viti 2005. Më shumë se gjysma e këtyre të hollave janë arkëtuar përmes platformave muzikore si, “Spotify” dhe “Apple Music”. Britania e Madhe del të jetë tregu më i madh i muzikës në Evropë, dhe i treti në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë.

Taylor Swift është emëruar artistja më fitimprurëse në botë, për të dytin vit me radhë. Këtë sukses këngëtarja e kishte shënuar edhe në vitin 2014.

Ndërkohë, Billie Eilish, në të kaluarën kishte insistuar se nuk do ta krahasojë kurrë veten me pop yjet e tjerë, dhe ka deklaruar që asnjëherë nuk ka provuar të jetë ndryshe nga kolegët e saj.