Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bad Bunny, sërish në vendin e parë të toplistës “Billboard”

Kaloi dhe një javë që i solli qindra miliona transmetime të tjera pop-yllit portorikan, Bad Bunny. Por kjo nuk është e tëra. Albumi i tij i fundit, “Un Verano Sin Ti”, u rikthye në pozitën e parë të toplistës së 200 albumeve më të mira, Billboard”. Që nga lansimi në maj të këtij viti, ky incizim i artistit latin i ka dominuar toplistat muzikore anembanë botës. 

Në javën e 19-të të lansimit, “Un Verano”, arriti që për të njëmbëdhjetën herë të pozicionohet në maje të “Billboarsd 200”. Ky konsiderohet një sukses i jashtëzakonshëm, dhe vetëm një artist tjetër e mund këtë rezultat, që është reperi kanadez Drake. Albumi i tij i vitit 2016, “Views”, ishte pozicionuar i pari në këtë toplistë për 13 javë.  

Në javën e fundit, albumi i Bad Bunnyt arriti t’i shes 97 mijë kopje në Shtetet e Bashkuara, përfshirë këtu 132 milionë transmetime në platformat muzikore. Nga lansimi në treg, “Un Verano” i ka shitur afërsisht 2.4 milionë kopje, ndërsa këngët e tij kanë transmetuar 3.3 miliardë transmetime. 

Ky sukses vjen pasi, Bad Bunny, po i mbush me publik stadiumet në të gjithë Amerikën e Veriut, dhe është bërë gjithnjë e më i zëshëm për çështjet politike dhe sociale në vendlindjen e tij, Puerto Riko, shkruan gazeta “The New York Times”. Të premten, ai e publikoi një video, e cila është shkëputur nga videoklipi i këngës së tij “El Apagón”, dhe është përfshirë në dokumentarin 18-minutësh të gazetares Bianca Graulau, me titull “Aquí Vive Gente”.

Filmi i saj shqyrton pabarazitë në pronat e paluajtshme në Puerto Ricko, duke përfshirë dëbimin e disa banorëve me të ardhura të ulëta të San Juanit, për t’i hapur rrugë ndërtimit të shtëpive miliona dollarëshe që u shërbejnë spekulatorëve kontinental dhe tregtarëve të kriptomonedhave.

Edhe Bad Bunny me rol në filmin e ri “Porto Rico” me regji të Rene Perez Joglar Showbiz Bad Bunny me rol në filmin e ri “Porto Rico” me regji të Rene Perez Joglar

Videoja e Bad Bunny gjithashtu eksploron problemet e kahershme me rrjetin elektrik të këtij shteti, i cili ka luftuar të rikuperohet pas goditjes nga uragani Maria në vitin 2017. 

Të hënën (19 shtator), Puerto Rico u godit nga uragani Fiona, i cili shkaktoi ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin dhe çoi në përmbytje të përhapura.