Këngëtarja shqiptare, Baby G ka konfirmuar se ka nënshkruar marrëveshje me shtëpinë diskografike, Sony Music Entertainment.
Një gjë të tillë ajo e kishte paralajmëruar javë më parë edhe në emisionin “Express” në KTV, me ç’rast kishte thënë se ishte një nga arsyet se përse nuk ka qenë aq aktive sivjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më në fund pjesë e ekipit më të mirë, Sony Music. Pjesë e një familje të madhe tani”, ka shkruar anëtarja e “On Records” në Instagram, transmeton Koha.net.
Baby G për emisionin “Express” ka paralajmëruar projekte të mëdha në të ardhmen e afërt.
“Më 2017 kam punuar më shumë se në vitin 2016, ngase jam e përfshirë në disa projekte të mëdha, të cilat marrin kohë. Por, mund të them se do ta lansoj projektin e ri në një kohë shumë të shkurtë. Ky projekt nuk është bashkëpunim vetëm me ‘On Records’, por edhe me ‘Sony Music’, prandaj ka marrë më shumë kohë, por këtë muaj ky projekt do të dalë”, kishte thënë Baby G.