Një serial i ri dramatik për mafian përfshin një bashkëpunim mes producentit të “The Sopranos”, Terence Winter dhe skenaristit të “Goodfellas”, Nicholas Pileggi.
Është konfirmuar që do të vijojë puna për projektin, i cili është bazuar në kronologjinë e Pileggi-t, për sa i përket krimit të organizuar në SHBA.
Winter do të shkruajë skenarin për projektin (që ende nuk ka një titull) dhe do të jetë bashkëproducent me Pileggi-n, Brian Graizer dhe Samie Kim Falvey.
Pileggi mori një nominim për Oscar për punën e tij në “Goodfellas”, bazuar në librin e tij “Wiseguy: Life in a Mafia Family”.
Ai ka qenë edhe producenti i filmit të 1995-ës, “Casino”, bazuar në librin me të njëjtin titull; gjithashtu i “American Gangster” dhe i filmit të Scorsese-s, “The Irishman”, fitues i çmimit Oscar këtë vit.
-
Bradley Cooper në projektin e ri filmik “Ocean’s” do të luajë përkrah Margot Robbiet
-
Nicolas Cage në bisedime për të luajtur në sezonin e pestë të “True Detective”
-
De Niro rikthehet në rolet e mafiozëve italianë
-
Filmi i ri i Scorseses dhe DiCaprios lansohet në vitin 2023
-
Së shpejti edhe një bashkëpunim mes yjeve Ben Affleck dhe Matt Damon