Showbiz

#AstarForCarrie: Mark Hamill bën fushatë për yllin e Carrie Fisher në Walk of Fame

Mark Hamill e ka filluar një fushatë për ta zëvendësuar yllin e Donald Trump në Hollywood Walk of Fame për ta nderuar motrën e tij të ndjerë e cila luajti në Star Wars, Carrie Fisher.

Zyrtarët në Këshillin e qytetit të West Hollywood janë dakorduar unanimisht ta heqin yllin e udhëheqësit të SHBA-ve nga Walk of Fame pas një vandalizmi në pllakë dhe Hamill ka kërkuar nga ata që Fisher të nderohet me pllakën e saj në vendin e lirë në fjalë.

Duke reaguar në storjen rreth yllit të Trump, aktori tweetoi: "Largim i mirë! (dhe e di kush duhet ta zëvendësojë atë...)".

Adhuruesit reaguan në tweetin e tij dhe hashtagu #AStarForCarrie u bë viral ndërsa adhuruesit e kërkojnë një pllakë për aktoren e cila e luan princeshën Leia, e cila vdiq në vitin 2016, shkruan KOHA Ditore.

Zëdhënësja e Odës Ekonomike, Ana Martinez tha për Los Angeles Times, "Do të dëshironim që Carrie Fisher ta ketë një yll, por aplikacioni duhet të dorëzohet në përvjetorin e pestë të vdekjes së saj".

Si rezultat Carrie do të ketë të drejtë për pllakë pas dhjetorit të vitit 2021.