Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Asia Argento pishman që doli publikisht me akuzat kundër Weinsteinit

Asia Argento nuk do të dilte në publik me akuzat për sulme seksuale kundër Harvey Weinstein, po të mund ta kthente kohën prapa.

Aktorja italiane bisedoi me gazetarin Ronan Farrow për një artikull zbulues të gazetës New Yorker në tetor të vitit 2017, dhe ajo është penduar që atëherë.

Asia i tregoi Farrow se producenti i turpëruar i Hollywoodit e sulmoi atë në vitet 1990, dhe pastaj në Festivalin e Filmit në Cannes vitin e kaluar ajo pretendoi se Weinstein e kishte përdhunuar atë kur ishte 21 vjeç.

Por gjatë një shfaqje në emisionin televiziv italian “Non e la D'Urso”, aktorja thotë, "Kur njerëzit më pyesin nëse do ta akuzoja Harvey Weinstein përsëri, unë them po, do ta akuzoja, sepse kjo u ndihmoi aq shumë femrave. Por e vërteta është se jo, nuk do ta bëja përsëri. Përgjigja në atë pyetje që ma bëri Ronan Farrow më shkaktoi shumë ngjarje negative në jetën time. Kështu që, jo, nuk mendoj se do ta bëja përsëri sot."

Asia gjithashtu u përpoq të shpjegonte se pse zgjodhi të mos e raportonte përdhunimin e saj të supozuar në polici dhe të ngrinte padi kundër manjatit të filmit, duke thënë, "Po përpiqesha ta normalizoja situatën. Kjo është arsyeja pse vazhdova të flisja me Harvey Weinstein pas asaj që ai më bëri dhe pse e akuzova pas 20 vjetësh.

"Gjithmonë e konsideroja veten një fem֝r të fortë, nuk mund ta pranoja që ai ma bëri mua atë, kështu që u përpoqa ta normalizoja. Kur e kuptova se ai ia bëri të njëjtën gjë edhe shumë femrave të tjera u ndjeva shumë keq. Mendoja se unë isha e vetmja."

Edhe Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër Showbiz Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër

Asia është akuzuar që atëherë për joshje dhe marrëdhënie intime me ish aktorin fëmijë dhe muzikantin, Jimmy Bennett, i cili dikur e luajti djalin e saj në filmin e vitit 2004 “The Heart Is Deceitful Above All Things”. Ai ishte vetëm 17 vjeç në kohën e takimit të dyshuar në një hotel në California në vitin 2013, shkruan KOHA Ditore.

Aktorja i ka mohuar akuzat, duke pretenduar se kolegu i ishte vërsulur asaj.