Showbiz

Ashley Tisdale zbulon gjininë e foshnjës përmes ngjyrave në tortë

Aktorja e njohur Ashley Tisdale, e ka bërë publike - më në fund - gjininë e foshnjës së saj.

Thotë se “është shumë e lumtur ta sjellë në jetë vajzën e saj”.

“Mendoj se kjo është dita më e lumtur në jetën time”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Sot, përmes një torteje e cila brenda është e mbushur me krem ngjyrë rozë, ka zbuluar gjininë e foshnjës.

Tisdale do të bëhet nënë për herë të parë e fëmijën e pret me Christopher French.

Aktorja e filmit të famshëm “High School Musical”, ka njoftuar javën e kaluar se është shtatzënë.