Muajin e kaluar ylli i popit, Bebe Rexha shpërtheu ndaj stilistëve që refuzuan ta vishnin për mbrëmjen e madhe të çmimeve Grammy.
Sipas këngëtares, stilistët nuk pranuan ta vishnin për shkak të trupit të saj me përmasa të mëdha.
Por Bebe Rexha nuk është një rast i vetëm.
Modelja e njohur Ashley Graham tha se eksperienca e këngëtares 29-vjeçare nuk është një rast unik, por është 100 për qind prezent në industri.
“Bebe është masa 8 ndërsa unë jam masa 14-16. E ndjeva dhe e kam ndjerë dhimbjen e saj për mjaft kohë. Është shumë e trishtueshme ta dëgjosh këtë sepse ndodh gjatë gjithë kohës. Por kur e dëgjon në mediat sociale, të përplaset në fytyrë”, është shprehur Graham. “Unë e di zemërimin që ndjen kur të refuzojnë të veshin”, shtoi modelja.
Për pothuajse dy dekada, Graham është munduar të përfshijë në industrinë e modës jo vetëm modelet e dobëta por edhe ato të kolme./oranews
-
Bebe Rexha e befasuar me mbështetjen që mori pas kritikave të saj ndaj dizajnerëve
-
Bebe Rexha sulmon stilistët e veshjeve që e refuzuan për shkak të përmasave të trupit
-
Bebe Rexha u kërkon fansave t'ia gjejnë një baba potencial për fëmijën e saj
-
Bebe Rexha rrëfen për humbjen e shtatzënisë pas kritikave për pamjen në "Met Gala"
-
Ashley Graham: Gratë me forma të plota e meritojnë të jenë në zemër të modës