Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është befasuar me mbështetjen që kishte marrë pas kritikave që ajo iu kishte bërë dizajnerëve.
Ditë më parë Bebe Rexha kishte kritikuar publikisht disa stilistë të cilët kishin refuzuar t’i jepnin asaj veshje për “Grammy Awards” për shkak të masave të saj trupore, transmeton Koha.net.
Përveç fansave që i dhanë mbështetje ishin edhe yjet që e bënë këtë, përfshirë këtu edhe Demi Lovaton.
“Vetëm doja të ndaja ngjarjen time dhe sa shumë isha e frustruar. Kurrë s’kam pritur të marrë gjithë atë mbështetje dhe dashuri”, ka thënë ajo për People.
Artikuj të ngjashëm
-
Ashley Graham përkrah Bebe Rexhën në sulmin ndaj stilistëve të veshjeve
-
Bebe Rexha sulmon stilistët e veshjeve që e refuzuan për shkak të përmasave të trupit
-
Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave
-
Bebe Rexha u kërkon fansave t'ia gjejnë një baba potencial për fëmijën e saj
-
Këngëtarja shqiptare nuk njihet pa grim në rrugët e Beverly Hillsit