Showbiz

Arti, fusha që gjallëroi jetën këtë vit

Lehtë mund t’i harrojmë gjërat e mira që kanë ndodhur në vitin 2020.

Ky vit ka qenë më shumë sesa i vështirë, por muzika pop u shfaq me disa dhurata për të na rikthyer buzëqeshjet e zhdukura.

Këngëtarja Taylor Swift bekoi dëgjuesit me jo vetëm me një, por dy albume të papritura – “Folklore” dhe “Evermore”.

E të mos e përmendim pjesën me Disney+, ku shfaqen historitë prapa këngëve të albumit "Folklore", gjithashtu edhe dokumentari i saj në platformën “Netflix”, “Miss Americana”.

Në javët e para të pandemisë, John Krasinski, doli me “Some Good News”.

“Lajmet” e tij të mira, të bëra nga shtëpia, ofruan një arsye për të buzëqeshur, duke përshirë edhe një ribashkim të vogël të “The Office” dhe shujtë virtuale.

Ishte një ide shumë e mirë që Krasinski ia shiti seritë “ViacomCBS”.

DJ D-Nice, legjendë kjo e hip-hopit – që e filloi karrierën me një grup të quajtur “Boogie Down Productions” –ndihmoi po ashtu ta gjejmë rrugën.

“Club Quarantine” e tij me paraqitjet e drejtpërdrejta në Instagram u bë vendi, ku kërcehej me këngët më të mira, por u bë edhe plejada e të gjithë emrave të famshëm që shfaqeshin në pjesën e komenteve.

D-Nice është pjesë e skenës që nga vitet ’80 dhe ka qenë e mrekullueshme ta shohësh gjeneratën e re duke e zbuluar atë.

Beyonce është përherë bekim gjithmonë.

Image

Ajo goditi në vitin 2020, duke e publikuar linjën e saj të veshjeve sportive “Ivy Park x Adidas”. Bey më vonë ndau një mesazh shpresëdhënës në “Disney Family Singalong”, iu bashkua Megan Thee Stallionit në një remiks prej këngëve më të mira të vitit “Savage”; ndihmoi në krijimin e stacioneve mobile të testimit për COVID-19 në vendlindjen e saj në Houston; kërkoi drejtësi për George Floydin dhe Breonna Taylorin. E më të madhen e ruajti për albumin vizuel “Black Is King”, i cili ishte vlerësuar për kremtën e njerëzve me ngjyrë.

Image

Aktori Brad Pitt magjepsi me fjalimet, kur pranoi çmime, e fitoi çmimin e tij të parë “Oscar” dhe ofroi material për të diskutuar, kur u ribashkua në prapaskenë me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Aniston. Pastaj debutoi në seritë e “HGTV”-së, "Celebrity IOU" para se të luante rolin e Dr. Anthony Fauci në "SNL".

Pitt thjesht gjeneroi burim më të madh gëzimi sivjet.

E kush tjetër pos Dolly Partonit do të mund të kontribuonte në krijimin e një vaksine kundër COVID-19 dhe do ta publikonte një album të ri festiv, bashkë me një speciale të Krishtlindjes, krejt brenda një viti?

Ajo la shenjë kur edhe ia shpëtoi jetën një kolegu të ri, i cili për pak do të goditej nga një veturë.