Showbiz

Arrijnë fragmentet e para të "The Good Liar"

“The New Line Cinema” e prezantoi dramën e re të titulluar “The Good Liar” në të cilin në ekranet e mëdha për herë të parë takohen fituesja e çmimit “Oscar”, Helen Mirren, dhe aktori i nominuar dy herë për “Oscar”, Ian McKellen.

Tani kemi mundësi ta shohim trailerin e parë për filmin e regjisorit Bill Condon, i cili e bëri regjinë dhe produksionin sipas skenarit të Jeffrey Hatcher, dhe i cili bazohet në romanin e vlerësuar të Nicholas Searle.

Filmi e sjell historinë për mashtruesin profesional Roy Courtnay (McKellan), i cili nuk mund të besojë që i kishte buzëqeshur fati kur përmes internetit takohet me vejushën e pasur Betty McLeish (Mirren). Pasi që Betty shumë shpejt ia hap derën e shtëpisë dhe zemrës, Roy befasohet kur e kupton se në fakt e do atë, gjë që e komplikon mashtrimin e tij të thjeshtë dhe kjo bëhet detyra më e vështirë e jetës së tij, shkruan KOHA DItore

Image

.

Përveç Mirren dhe McKellen, në film luajnë edhe Russell Tovey dhe Jim Carter. Filmi u xhirua në lokacione në Berlin dhe Londër, ndërsa publikimi i tij pritet më vonë këtë vit, më saktësisht rreth 15 nëntorit.