Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arrestohet Don Xhoni, i sekuestrohet një revole

Është arrestuar në Prishtinë, reperi i njohur Don Xhoni.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë pas kontrollit të detajuar ndaj reperit, ka arritur ta gjejë një revole “Zastava” dhe gjashtë fishekë.

“I dyshuari, Xh.I. 22-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor, për t’u proceduar më tej, konform rekomandimeve të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë.