Aktori i serialit të njohur “Game of Thrones”, Joseph Gatt, është arrestuar, pasi dyshohet për biseda seksuale me një vajzë të mitur në internet.
Aktori 50-vjeçar është arrestuar në shtëpinë e tij në Los Angeles, më 6 prill, raportoi TMZ-ja të enjten.
Aktori i famshëm, me veprën e konsumuar ka shkelur Kodin Penal të Kalifornisë.
Ai është liruar me kusht, pasi ka paguar 5.000 dollarë.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Gatt. Ai nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale e ka quajtur të tmerrshme dhe plotësisht të pavërtetë këtë akuzë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet James Harden
-
Arrestohet arbitri i UEFA-s, dyshohet për sulm seksual
-
Timothy Busfield dorëzohet në polici pas akuzave për abuzim seksual ndaj një të mituri
-
Arrestohet aktori Kiefer Sutherland, dyshohet për sulm fizik ndaj një shoferi
-
Aktori Timothy Busfield akuzohet për abuzim seksual të fëmijëve