Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arnold Schwarzenegger këndon rep me Andreas Gabalier

Aktori i famshëm i Hollywoodit Arnold Schwarzenegger në moshën 71 vjeçare e ka regjistruar një këngë rep me këngëtarin austriak Andreas Gabalier. Në këngë, aktori i cili është më i njohur për rolin e tij të Terminatorit, i repon vargjet të cilat i ka shkruar vetë.

Pjesa e tij e ka një mesazh motivues që thotë se të gjitha ëndrrat mund të arrihen vetëm nëse përpiqeni mjaftueshëm, ndërsa Gabalier këndon për karrierën frymëzuese të Schwarzeneggerit.

Image

"Hej, unë jam Arnold Schwarzenegger dhe më dëgjo me kujdes. Gërmo thellë brenda vetes dhe pyet veten kush dëshiron të jesh. Jo çfarë, por kush. Nëse beson në veten suksesi me siguri do të vijë. Puno shumë, beso në veten dhe ëndrrat do të bëhen realitet", është pjesa të cilën e repon Schwarzenegger, KOHA Ditore.

Ky duet filmiko-muzikor e regjistroi edhe videoklipin për këngën, ndërsa një pjesë e mirë e videoklipit përmban fragmente të Schwarzeneggerit kur ai ishte kampion në bodybuilding, si edhe fragmente nga filmat kur ishte i ri siç është "The Terminator".

Videoklipi, gjithashtu, tregon skena si si Schwarzenegger repon në studio, por edhe si ushtron në Gold's Gym në Los Angeles.