Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku festojnë përvjetorin

Këngëtari i njohur kosovar, Armend Rexhepagiqi dhe gruaja e tij, tekstshkruesja e këngëtarja Aida Baraku, po festojnë përvjetorin e 40-të të lidhjes së tyre.

Ikona kosovare e këngës këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

“Sot 40 vjet bashkë”, ka shkruar Rexhepagiqi në postimin e rrallë ku çifti shihet së bashku në disa fotografi selfie.

Shumë fansa e personalitete të famshme të skenës shqiptare kanë komentuar postimin duke uruar çifin.

Ndër ta ishte edhe reperi Capital T që kishte dërguar “emoji” me duart në formë të zemrës bashkë me yje.

“O ju paqa gjithmonë, e lum Shqiptarija që ju ka... edhe shumë e shumë tjera bashkë + unë. Ju du Shumë”, ka komentuar këngëtarja Jehona Sopi.

“Ju paqim gjithmonë të lumtur bashkë”, ka shkruar ylli Vesa Luma.

Edhe Legjenda e muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqi, përfshihet në kampanjën e ditëlindjes së liderit të marketeve në Kosovë Reklama Legjenda e muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqi, përfshihet në kampanjën e ditëlindjes së liderit të marketeve në Kosovë

Këngëtarja Rovena Dilo ka shprehur dashurinë për Rexhepagiqin.

“Armend të duaaaa! Aidaaaaa ty edhe më shumë! Ju dua!”, ka shkruar Dilo.

Armendi dhe Aida janë gjigantët e skenës kosovare që si çift kanë shumë bashkëpunime dhe vepra të njohura muzikore.