Ariana Grande është akuzuar për vjedhjen e punës së një fotografi në New York për herë të dytë në më pak se një vit.
Krijuesja e hitit “7 Rings” është paditur në një proces të ri gjyqësor nga Robert Barbera, i cili pretendon se ajo e përdori në mënyrë të paligjshme një nga fotot e tij si paparaci që e paraqisnin këngëtaren duke dalë nga një ndërtesë e Manhattan, ndërsa e kishte një mantel të bardhë në të cilin ishte kopertina e albumit të saj “Thank U, Next”, shkruan KOHA Ditore.
Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga “The Blast”, ai u shpreh: "Grande e postoi fotografinë në Instagram Story në faqen e saj në Instagram për t’i promovuar brendin dhe veshjen e saj, duke thënë "Malli im është aq simpatik dhe i rehatshëm, suajponi lart për ta pasur këtë pamje' në fotografi…
"Të pandehurit nuk e licencuan fotografinë nga paditësi për faqen e saj në Instagram, dhe të pandehurit nuk e kishin lejen ose pëlqimin e paditësit për ta publikuar fotografinë në faqen e saj në Instagram."
Barbera thekson se ai më herët e kishte hedhur në gjyq Grande për një mosmarrëveshje të ngjashme, në të cilën superylli i popit dyshohej se i kishte përdorur dy foto që fotografi i kishte bërë të këngëtares në New York për ta promovuar daljen në treg të albumit të saj të fundit, “Sweetener”.
Edhe
Ariana Grande padit personat e dyshuar për publikim të këngëve të saj të papublikuara
Ky rast u zgjidh në korrik.
Barbera tani është duke paditur për shkelje të së drejtës së autorit dhe po i kërkon të gjitha "fitimet, të ardhurat, arkëtimet ose përfitimet e tjera të fituara nga e pandehura si rezultat i sjelljes së saj të paligjshme", përveç dëmshpërblimit.