Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande padit “Forever 21”

Ariana Grande është duke paditur shefat e zinxhirit të veshjeve “Forever 21” për punësimin e një personi që i ngjanë asaj në një fushatë të cilën ajo e ka braktisur.

Ylli i 7 Rings pretendon se u largua nga një marrëveshje me kompaninë në fund të vitit të kaluar për shkak të çështjeve financiare, por drejtuesit vazhduan gjithsesi me fushatën - dhe në vend të saj e përdorën një dopelgangere (sozi të saj).

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatën federale në Kaliforni në të cilat kishte pasur qasje TMZ, drejtuesit e Forever 21 i kontaktuan përfaqësuesit e Grandes për ta nënshkruar një marrëveshje të mundshme mbështetjeje të lidhur me publikimin e albumit të saj “Thank you, next", por bisedimet dështuan, shkruan KOHA Ditore.

Image

Padia sugjeron se drejtuesit e marketingut të firmës i publikuan të paktën 30 foto dhe video të paautorizuara që e keqpërdorin emrin dhe ngjashmërinë e Arianas.

Grande gjithashtu pretendon se kompania i vodhi imazhet nga albumi i saj për ta krijuar një perceptim të rremë se ajo po e mbështeste brendin. Ajo po e padit kompaninë për të paktën 10 milionë dollarë dëme.

Artikuj të ngjashëm