Bënë bujë me lajmin e fejesës, derisa disa njerëz shprehnin mendimin se ishte herët që çifti ta ndërmarrë një hap të tillë.
Dhe, si duket paskan pasur të drejtë. Ariana Grande dhe Pete Davidson, i kanë dhënë fund fejesës duke çuditur fansat dhe mediat botërore, transmeton Express i KTV-së.
Arsye të shumta janë dhënë nga mediat për këtë ndarje, por ato mbesin vetëm spekulime, deri në momentin e ndonjë deklarate zyrtare të dyshes së famshme.