Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arbër Krasniqi sjell “I need love”

Rok-këngëtari Arbër Krasniqi ka publikuar këngën më të re me titull “I need love”.

Krasniqi ka thënë për Koha.net se është shumë i angazhuar me muzikë, por nuk po i kushton shumë kohë promovimit të punës së vet. Ai në kanalin e tij në YouTube ka dhjetëra komponime të këngëve e muzikës filmike e teatrale. Krasniqi kujdeset vet për tekstet, komponimin e orkestrimin e këngëve të tij.

“I need love” vjen pas albumit “Songs Of Memories” dhe këngëve “Unë e ti” e “Shko”.