Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Art Abazi e lansoi këngën e re “S’më doje”

Këngëtari i njohur kosovar, Art Abazi, e ka lansuar videoprojektin e ri muzikor me titull, “S’më dojë”.

Kënga e cila flet për një dashuri të humbur, vjen e interpretuar me shumë ndjenjë nga Arti. Këngëtari gjithashtu ka vendosur që kësaj kënge t’ia realizojë një videoklip të veçantë në bardh e zi, i cili përshtatet shumë mirë me tekstin e saj.

Bashkëpunëtorët e Art Abazit kësaj radhe janë: Mixey, Gent Myftaraj, Endrit Mumajesi – Muma dhe produksioni “Imagine Films”.

Arti e gëzon një bazë të adhuruesve besnik të cilët e pëlqejnë çdo këngë që ai e lanson, dhe disa nga projektet e tij të fundit ishin: “Enigmë” të cilën e solli në bashkëpunim me reperin McKresha, “Dora Jote”, “Noshta ke harruar” dhe të tjerë.

“S’më doje” tashmë është lansuar në platformën muzikore YouTube.