Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë

Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, e solli në jetë fëmijën e tretë me të dashurin, Eduart Grishaj. Foshnja është vajzë dhe është pagëzuar, Zoi.

Lajmin e bukur, prezantuesja e “Top Chanel” e ndau me gjithë ndjekësit e saj në Instagram, duke e postuar një fotografi nga takimi i parë me të bijën.

“Ëndrrat bëhet realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot jetë. Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu, që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”.

Osmani e ka një djalë të quajtur Jon, nga martesa e saj e parë. Kurse në vitin 2020 ajo e solli në jetë fëmijën e parë me regjisorin, Eduart Grishaj, djalin e quajtur Diell.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

 

Artikuj të ngjashëm